Çfarë të vizitoni
Vendodhja e Hotelit Twin Towers, ju ofron jo vetem detin dhe reren por dhe nje sere pikash atraktive turistike me rendesi historike dhe kombetare vendase.
Hoteli ndodhet 67.6 km (1h 16 min) larg Tiranes, kryeqytetit te Shqiperise dhe 50.2 km (53 min) larg Aeroportit te Rinasit “Nene Tereza”.
Shkodra
I pozicionuar 43 km (47 minuta) larg qytetit te Shkodres ju jep mundesine te vizitoni Kalane e Shkodres, Uren e Mesit etj.
Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafat është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij. Ne kete muze jane te ekspozuara deshmi te banimit te Shkodres ne periudha te ndryshme historike.Pjese e tij jane arme e dokumenta te ndryshme, deshmi e luftrave historike te Shkodres ndaj pushtuesve te ndryshem te shfaqur ne kohe te ndryshme ne Shkoder, deshmi e veprimtarive te feudaleve Bushatllinjve, shek XVIII.
Lezha
I pozicionuar 6.6 km (11 minuta) larg qytetit te Lezhes, ju jep mundesine te vizitoni Kalane e Lezhes dhe Memoriali i Skenderbeut (Muze).
Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit te Lezhes. Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.
Muzeu Memoriali i Skenderbeut evidentohet dy nga ngjarjet me te medha te Kombit shqiptar: mbajtjen e Kuvendit te Lezhes me 2 mars 1444 ose sic njihet me emrin Beselidhja e Lezhes, ku Gjergj Kastrioti-Skenderbeu bashkoi princat shqiptare ne lufte kunder pushtimit osman dhe, se dyti Vendin e Varrimit te Skenderbeut i cili vdiq ne Lezhe me 17 Janar 1468, ne moshen 63-vjecare nga semundja e malarjes
Kruja
I pozicionuar 50km (53 minuta) nga Qyteti i Krujes i njohur qe ne Shekullin e 15-te si simbol i qendreses ndaj Perandorse Osmane.
Me atraksione si keshtjella e ndertuar ne shekullin 4-5 pas lindje se Krishtit dhe pazarin ndërtuar rreth 400 vjet më parë në të cilin kishte 150 dyqane, Kruja eshte kthyer nje nje pike turistike mjaft te vizituar.
Turistet mund te vizitojne muzeun kombetar GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU, dhe jashte tij ndodhet pazari i vjeter,i cili eshte i mrekullueshem.